Pandemia ul ndotjen ne Elbasan | Lajme-News

2020-06-03 6

Për herë të parë që nga vitet ?70, Elbasani ka parametrat më të ulëta të ndotjes mjedisore. Frenimi i aktiviteteve nga pandemia e koronavirusit e ndryshoi tërësisht situatën për një nga qytetet me normat më të ulëta të ndotjes në vendin tonë.

?Dy muajt e fundit ajri ka pasur ndryshime rrënjësore në krahasim me gjendjen e mëparshme. Tani ato janë nën normën kombëtare dhe atë të BE. Po të vendosen filtrat e industrisë dhe po të përmirësohet cilësia e karburantit, por edhe mjetet e vjetra, mund të kthehet normaliteti. Duke i shtuar edhe gjelbërimin?, shprehet specialisti i mjedisit Ahmet Mehmeti.

Inspektori i Mjedisit në Bashkinë e Elbasanit, Ismail Dybeli thotë se aktualisht po punohet për të ruajtur parametrat e arritura gjatë kësaj kohe.

?Kjo situatë monitorohet vazhdimisht nga Inspektoriati i Mjedisit dhe po qëndrojmë gjithmonë në gjendje alerte që mos t?i kapim më ato shifra që kishim, por të rrimë në nivelet më të ulëta. Nuk do të tolerojmë asnjë nga aktivitetet, siç janë ato të industrisë së rëndë, që të çlirojnë një sasi të konsiderueshme gazrash?, shprehet inspektori Dybeli.

Me fillimin e punës së ish-Kombinatit Metalurgjik, por edhe me dyndjen urbane, qarkullimin e automjeteve dhe industrinë e ndërtimit, bazuar në matjet, Elbasani rezultonte një ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/